Manchester City e thyen rekordin e klubit, me transferimin e Rodrit nga Atletico

Manchester City e thyen rekordin e klubit, me transferimin e Rodrit nga Atletico

Manchester City ka arritur marrëveshje për blerjen e mesfushorit spanjoll, Rodri, nga Atletico Madridi për një shumë rekorde për klubin, plot 70 milionë euro, ka njoftuar klubi spanjoll.

Atletico njoftoi se Manchester City e ka paguar klauzolën e lirimit të Rodrit në vlerë 70 milionë euro të mërkurën.

Si pasojë, 23-vjeçari e ka ndërprerë kontratën me Atleticon, e cila do t’i skadonte në qershor të vitit 2023.

Blerja e tij do ta thyejë rekordin paraprak të City prej 67 milionë euro, shumë të cilën kampioni anglez e kishte paguar për blerjen e Riyad Mahrez nga Leicester City më 2018.