Hip hop ylli amerikan, Asap Rocky, gjendet në arrest në Suedi për shkak të një përleshje në rrugë, edhe pse në videon e postuar tregon se ai dhe ekipi i tij nuk ishin agresorët.
Dëshmitarët kanë treguar se përleshja ka filluar pasi ai që po ruante reperin Asap pati një mosmarrëveshje me një tjetër.
Sipas TMZ, policët e Stokholmit tani mund të mbajnë Rockyin deri në tre ditë, ndërsa prokurorët vendosin nëse do e fajësojnë, ku parashihet mundësia deri në 6 vjet në një burg suedez.
Ndërkaq, Rocky është i njohur për romancën e tij me super modelen Kendall Jenner.
Theksojmë që Asap në shkurt të këtij viti publikoi këngën e re “Kids Turned Out Fine”