Oriola Marashi vjen me një pozë provokuese para pasqyrës

Oriola Marashi vjen me një pozë provokuese para pasqyrës

Vazhdon të jetë njëra nga femrat më atraktive shqiptare, derisa tërheq vëmendje me secilën pozë që sjell.

Fjala është për modelen nga Shqipëria, Oriola Marashi, e cila në rrjetet sociale është mjaft e ndjekur dhe publikon imazhe të llojllojshme.

Në njërën prej fotografive të fundit, Marashi duket tejet në formë, ku i gjithë fokusi është te linjat trupore të saj.

“Marashi me theks të A parë”, ka shkruar 21-vjeçarja në pozën provokuese nga pasqyra.

Oriola ditë më parë ka njoftuar fansat e saj se është bërë pjesë e kompanisë së madhe botërore “Guess”.

E njëjta tash e sa kohë e ka paralajmëruar futjen e saj në muzikë, por akoma nuk ka sjell ndonjë këngë për fansat e saj.