Luana Vjollca me bashkëpunim ndërkombëtar

Luana Vjollca me bashkëpunim ndërkombëtar

Diçka e re dhe e madhe po vjen nga Luana Vjollca.

   

Pas sukseseve të mëdha si prezantuese, tiranasja tashmë po prek majat edhe në skenën muzikore, pjesë e së cilës është bërë viteve të fundit.

Bashkëpunimeve të shumta të bukuroshes me emra të njohur të muzikës shqiptare po i shtohet edhe një tjetër.

Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një artist shqiptar, por për një të huaj.

Sipas burimeve të GazetësExpress, Luana Vjollca po vjen në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee.

Këngëtari momentalisht po qëndron në Kosovë, ku ka ardhur për realizimin e projektit në bashkëpunim me Luanën.

Xhirimet do të bëhen në Kosovë dhe pritet të përfundohen brenda pak ditëve.

Ky projekt shënon një sukses të jashtëzakonshëm për artisten shqiptare pasi Faydee është emër mjaft i njohur edhe në Kosovë, madje numëron një numër të madh të fansave tek ne.

Ai është ylli i këngëve “Can’t let go”, “Habibi, i need your love”, “Maria”, “Love in Dubai”, që kanë qenë hite edhe tek publiku shqiptar.