Olta Gixhari shijon hedhjet me rënie të lirë nga aeroplani nga pushimet luksoze me të dashurin

Olta Gixhari shijon hedhjet me rënie të lirë nga aeroplani nga pushimet luksoze me të dashurin

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është një emër mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Të shumta janë rastet kur Gixhari ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria, apo edhe aventurat e veçanta që shijon.

Së fundmi, ajo ka provuar një aventurë shumë të veçantë me të dashurin e saj – rënien e lirë nga lartësi të mëdha.

Olta ka publikuar në rrjetin social Instagram një video nga momenti kur ka shijuar këtë eksperiencë të veçantë, e cila është incizuar me kamerë.

“E papritshme, e çmendur dhe befasia më e mirë ndonjëherë”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e kësaj videoje.

Përndryshe, bukuroshja bionde është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi, në krahët e të dashurit të saj.