Robbie Williams deshi të vetëvritej për shkak të drogës

Robbie Williams deshi të vetëvritej për shkak të drogës

Këngëtari i famshëm anglez, Robbie Williams, së fundmi në një intervistë për ‘Jo Woods’ Alien Nation podcast’, ka folur për famën dhe grupin “Take That”.

Ai po ashtu ka folur për kohën kur ishte në grupin e lartpërmendur, derisa ka kujtuar edhe disa momente të hidhura në atë periudhë.

Gjersa fliste për “Take That”, 45-vjeçari ka pranuar se shtëpia e çuditshme në të cilën jetonte bashkë me drogën që merrte, i kushtoi atij me jetë. “Ishte e çuditshme, e errët me një lloj energjie”, ka thënë Robbie për shtëpinë në Primrose Hill, i cili jetonte me ish-të dashurën.


“Merrja shumë kokainë. Dëgjoja hapa nëpër shkallët e shtëpisë. Shum shpejt gjërat e u përkeqësuan. Ish-e dashura ime mendonte se ishte gjyshi i saj. Hyja në veturë dhe ai hynte me mua në ulësen e pasme. Nuk mund t’ia dilja me këtë për dy muaj, desha të vrisja veten”, vazhdon më tej  këngëtari.

Ai më vonë u largua në një hotel dhe mësoi se shtëpia e tij ishte ndërtuar mbi varreza.

Ndërkaq, Robbie tashmë është i martuar me Ayda Field, me të cilën ka tre fëmijë.