Aktorja Hana Noka e lë në hije Presidenten kroate në ‘Festivalin e Pulës’

Aktorja Hana Noka e lë në hije Presidenten kroate në ‘Festivalin e Pulës’

Në festivalin në Kroaci ku morën pjesë Presidentja e aktorët më të njohur, bukuroshja shqiptare Hana Noka merr gjithë vëmendjen.

Hana Noka ka arritur që të gjithë të kthejnë kokën tek ajo derisa parakaluan në tepihun e kuq në ‘Pula Film Festival’ në Kroaci, ku është bërë hapja e edicionit të 66-të të festivalit të filmit.

Hapja e festivalit është bërë nga presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic dhe në natën e parë s’është dhënë premierë filmi ‘General’ o regjisorit Antun Vrodljak, film ky që bën fjalë për jetën e heroit kroat të luftës, Gjeneral Ante Gotovina.

Pikërisht në këtë film, ku luajnë aktorët më të njohur kroatë, merr pjesë edhe aktorja shqiptare, Hana Noka.

E Hana ka arritur që të marrë vëmendjen më të madhe nga i gjithë kasti që parakaluan në tepihun e kuq, ndërsa mediat kroate kanë filluar të shfaqin interesim të madh për prejardhjen e saj.

Bukuroshja shqiptare është shfaqur në një fustan me ngjyra të kaltër e krem, ndërsa me flokë të kapur dhe me bukurinë e saj ka hutuar të gjithë.

Hana është një modele shumë e njohur, me prejardhje shqiptare, e cila është bërë edhe aktore duke u shfaqur në disa filma me metrazh të shkurtër, e madje edhe ka shkruar një libër që ka titullin ‘Besa Po’ dhe është regjisore e një filmi, ‘Hana’ që është nominuar për disa çmime në disa festivale amerikane.

Ajo tash po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, ku po e ndjek ëndrrën amerikane.