Pas “Thuaj”, vjen “I thashë të dua” – Blero vazhdon me publikimin e këngëve të reja

Pas “Thuaj”, vjen “I thashë të dua” – Blero vazhdon me publikimin e këngëve të reja

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, ka filluar me publikimin e projekteve “6 copë jetë”. 

Gjatë ditës së sotme (e martë), ai ka lansuar këngën e tretë të titulluar “I thashë të dua”.

Edhe ky projekt i tij vjen i finalizuar me videoklip, teksa për tekstin dhe muzikën janë përkujdesur Fisi dhe Doni.

Gjithashtu, Prygo nga (RoyalMusicGroup) e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës së re të Bleros.

Kjo këngë e kantautorit shqiptar pason pas “6 copë jetë” dhe “Thuaj” në bashkëpunim me këngëtaren Eugena.

Theksojmë se projekti i fundit i Bleros pritet të publikohet më 19 korrik, pikërisht në ditëlindjen e 41-të të këngëtarit.