Gold AG këndoi në dasmën e Ermir Lenjanit, sjell fotografi nga atmosfera që krijoi për çiftin e ri

Gold AG këndoi në dasmën e Ermir Lenjanit, sjell fotografi nga atmosfera që krijoi për çiftin e ri

Të dielën, futbollisti i njohur shqiptar Ermir Lenjani i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij, Herolinda, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore në Gjilan.

Pjesë e dasmës ishin edhe shumë figura publike, e një ndër ta reperi i njohur nga Presheva, Gold AG.

Ky i fundit përveçse është argëtuar, duket se nuk ka hezituar që në një moment të kapë mikrofonin në duar, duke nisur të këndojë.

Ai ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi nga dasma, ku shfaqet duke interpretuar pranë çiftit të sapomartuar.

“Dasma e Ermir Lenjanit dhe Herolindës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa dyshja shfaqen duke bërë shqiponjën me duar pranë tij.

Gold AG përndryshe njihet për miqësinë e mirë që ka me një numër të madh fytyrash publike.