Çifti të cilët janë të martuar që dhjetë vite, filluan pushimet para pak ditëve dhe ata për asnjë moment nuk mund t’i largonin duart nga njëri-tjetri.
Modelja 38-vjeçare rrëmbeu vëmendje në një palë bikini shumëngjyrëshe, teksa partneri i saj 41-vjeçar shfaqi fizikun joshës pranë saj.
Gisele dhe Tom fillimisht u takuan në vitin 2006, dhe tri vite më pas, ata u fejuan.
Marrë parasysh faktin se janë në lidhje që një dekadë, dyshja janë gjithnjë në fokus të mediave si në pushime apo edhe kur parakalojnë në tepihun e kuq.
Ndërkaq, duhet theksuar se ata janë edhe prindër të dy fëmijëve.