Fjolla kujton këtë datë: Më mungon aroma…

Këngëtarja Fjolla Morina është një ndër më të përfolurat e estradës.

 Ajo shumë shpesh është pjesë e mediave rozë si për projekte, por edhe për jetën private.

Me publikimin e imazheve të shumta në rrjete sociale, Fjolla po mundohet që të jetë sa më afër fansave të saj. Së fundmi ajo  ka publikuar një fotografi në Instastory, në të cilën ka lënë edhe një mbishkrim që si duket i mungon personi i zemrës.

 ”Më mungon aroma jote”, ka shkruar Fjolla krahas fotografisë ku shihet një shtrat, me ç’rast ajo ka kujtuar edhe datën 23 prill të vitit 2017. 

Ndryshe, kujtojmë se një person shumë i afërt me Fjolla Morinën ka treguar ekskluzivisht se Fjolla është në lidhje dashurie dhe se lidhja e tyre po shkon shumë mirë.