Maluma si i fejuari i J.Lo në filmin e ri “Marry Me”

Këngëtari i famshëm kolumbian, Maluma, momentalisht është kthyer në një nga meshkujt më të pëlqyer në botë.

Përveç se pëlqehet për pamjen dhe fizikun joshës, 25-vjeçari deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.

Pas bashkëpunimit me mbretëreshën e muzikës pop, Madonnën, Maluma do bashkëpunojë me një ikonë tjetër, por jo për muzikë.


Ylli latin do të jetë pjesë e komedisë “Marry Me” përkrah Jennifer Lopezit, ku do ketë rolin si i fejuari i kësaj të fundit.

J.L.o është protagonistja kryesore e filmit, e cila para se të martohet me të fejuarin rok (Malumën), e ka zbuluar se e tradhtonte me asistenten e saj. Ajo më pas në vend të tij e ka zgjedhur një mësues të matematikës (Owen Wilson).

Ndryshe, një datë e saktë e lëshimit të këtij filmi akoma nuk është shpallur, por që mesa duket do publikohet në vitin 2020.