Sot, në ambientet e Partisë për Veprim Demokratik kryetari Shaip Kamberi, nënkryetarja Ardita Sinani, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa dhe deputeti popullor Fatmir Hasani pritën në takim mërgimtarë të cilët në këtë periudhë janë duke i kaluar pushimet në vendlindjet e tyre.
Në këtë takim miqësor, bashkëatdhetarët tanë u njoftuan nga udhëheqësit e PVD-së për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, si dhe mundësinë e bashkëpunimit përmes këshillave dhe përvojave të diasporës tonë.
22.07.2019
Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik