Luana Vjollca ka pak ditë që ka publikuar projektin “Yalla Habibi”, të cilin e solli në bashkëpunim me Faydee.
Kënga për pak ditë arriti të grumbullojë mbi 3 milionë klikime, ndërsa po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare.
Përmes një postimi në Instagram, Luana ka bërë të ditur se kënga “Yalla Habibi” gjendet e pesta në tabelat e Arabisë.
Ky sukses padyshim se e ka gëzuar jashtë mase Luanën dhe Faydeen.