Këngëtarja Dua Lipa nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ka treguar se mezi po pret që të kthehet në vendlindje.
Ajo është shfaqur e veshur kuq e zi, me ngjyra e flamurit kombëtar.
“Një javë derisa të kthehem në atdhe !!”, ka shkruar ajo derisa ka njoftuar edhe njëherë se do të marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill” i cili do të mbahet me 2 3 dhe 4 gusht në Parkun e Germisë.
Ndër të tjera Dua po e shijon suksesin e saj në muzikë dhe është një ndër emrat më të komentuar në botën e shoubizit të huaj.
Edhe jeta e saj private ka zënë vend të veçantë në ballinat e mediave rozë.