Granit Ismajli publikon këngën “S’ma fale”

Granit Ismajli ka publikuar këngën e re.

Granit Ismajli ka lansuar projektin e tij me titull “S’ma fale”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin e kësaj kënge u kujdes vetë Graniti në bashkëpunim me Genc Prelvukajn, ndërsa videoklipi u punua nga Black Fish Entertainment.

Graniti është artist i ri që premton shumë, ndërsa balada “S’ma fale”, pritet të pëlqehet nga publiku.