Studimi: Vera e kuqe ndihmon në shërimin e depresionit dhe ankthit

Një kompleks në verë të kuqe mund të hapë rrugën për trajtime të reja si për depresionin, ashtu edhe për ankthin, thonë studiuesit.

Testimet në minj treguan se resveratroli – që gjendet në lëkurën e rrushit – bllokoi një enzimë që shkakton sjellje depresive dhe ankth.

Ekspertët tani thonë se përbërësi, i dhënë ndaj minjve në doza super të forta, mund të jetë një ‘alternativë’ për ilaçet ekzistuese.

Edhe pse vera e kuqe përmban resveratrol, konsumimi i sasisë ekuivalente që u jepet minjve përmes pirjes mund të jetë fatal për ju.

Resveratrol është provuar prej kohësh të jetë një eliksir i aftë për të luftuar shumë sëmundje nga kanceri prej artritit deri tek demenca.