Jo vetëm Dybala, Man Utd po kërkon edhe këtë lojtar të Juventusit

Manchester United nuk janë të interesuar vetëm për Paulo Dybalan e Juventusit.

‘Djajtë e Kuq’ raportohet se janë në bisedime të avancuara edhe për sulmuesin Mario Mandzukic, transferimi i të cilit mund t’u kushtojë deri në 15 milionë euro.

33 vjeçari kroat u diskutua të jetë pjesë e negociatave për shkëmbimin Paulo Dybala – Romelu Lukaku, por besohet se ky transferim është i ndarë.

Sipas medieve kryesore italiane, Manchester United mund të mbyllë këtë operacion duke paguar deri në 15 milionë euro.

Kujtojmë se Mandzukic ka vazhduar kontratën me Manchester United vetëm në muajin prill, duke shënshkruar për dy vite, deri në qershor të vitit 2021.