• E mërkurë / Jul-02 09:24
  • Kontakt

Ledri ndan një video nga festivali, publiku në ‘Trans’

Ledri Vula i ka vënë ‘flakën’ dje publikut me performancën.

Ledri Vula ishte një nga performuesit e natës së djeshme në festivalin ‘Sunny Hill’ i cili edhe këtë vit arriti të mbledh yjet e muzikës në një vend.

Rep artisti pak momente më parë ka publikuar një video në Instastory ku shihet se me hitet e tij i ka ‘çmendur’ të pranishmit ata nuk i zë vendi vend.

Përndryshe sot mbahet nata e fundit e këtij organizimi madhështor dhe emri kryesor në këtë natë është ai i Dj-it Calvin Harris.