Skerdi publikon këngën e re

‘Goodbye’ titullohet projekti i tij i ri.

Skerdi ka qenë mjaft aktiv këto muaj të verës, brenda tre muajve kjo është kënga e katërt e punuar nga ai.

Minuta më parë hip-hop artisti lansoi ‘Goodbye’ për kundër faktit që titulli është në gjuhën angleze ai ka performuar në gjuhën amtare.

Për dallim dy dueteve të fundit me Butën dhe Mimoza Shkodrën që i kishte punuar edhe me klipe, këtë herë Skerdi vjen vetëm më versionin ‘Audio’.

Si edhe çdo herë tjetër tekstin e ka shkruar vetë ai, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë ‘RedBox Entertaiment’.