Dua Lipa deri në orët e vona në studio për ‘goditjen’ e radhës

Dua Lipa po punon rreth këngëve të reja.

Është sezona kur artistët publikojnë projekte të njëpasnjëshme muzikore, të cilat ia përshtatin verës.

Por, Dua Lipa ka zgjedhur që giatë kësaj kohe të finalizojë këngët që do t’i përfshijë në albumin e saj të ri.

Këtë gjë e tregon më së miri fakti që ajo qëndron deri vonë në studio muzikore, për të punuar rreth këtyre këngëve.

Së fundi, ajo postoi një imazh, në të cilin shfaqet pikërisht nga studio.Për ndryshe, Dua Lipa javën e kaluar qëndroi në Kosovë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, ku edhe u ngjit në skenë si befasi për fansat.