Napolit i del një problem lidhur me transferimin e Lozano

Skuadra e Napolit thuhej se është shumë afër transferimit të Hirving Lozano.

Napoli është në nevojë të madhe për një lojtar me tipare ofensive dhe Lozano është një nga lojtarët që pëlqehet më së shumti nga drejtuesit e klubit.

Skuadra e Napoli raportohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën e PSV Eindhoven, por duket se situata ka ngecur në marrëveshjet personale me lojtarin.

Të drejtat e imazhit janë ato që po dalin të jenë problemi kryesorë që po pengojnë marrëveshjen mes Napoli dhe Lozano.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët dhe nëse transferimi i meksikanit në Serie A do të konkretizohet.