• E mërkurë / Jul-02 02:11
  • Kontakt

Pas Perisic, pritet edhe një largim nga Inter

Pas disa transferimeve mjaft të mira në këtë afat kalimtar nga Inter, tashmë kanë filluar largimet nga skuadra.

Ivan Perisic është lojtari i parë që pritet të zyrtarizojë largimin. Kroati pritet t’i bashkohet Bayern Munich në formë huazimi, për 5 milionë euro.

Pas Perisic, mediet në Itali raportojnë se Joao Mario është lojtari që mund t’i largohet kampit ‘Zi kaltër’.

Monaco mbetet skuadra e interesuar për shërbimet e portugezit, pasi Wolves dhe Brighton ‘digjen’ nga gara, me merkaton e mbyllur në Angli.

Mario nuk pritet të jetë i përfshirë në skuadër për ndeshjen e radhës në fazën parasezonale.