Noizyt po i bie fama në Shqipëri, ja kush po dominon!

Noizyt po i bie fama në Shqipëri, ja kush po dominon!

Prej kohesh Noizy është rep artisti më i popullarizuar nga Shqipëria, ai njihet për projekte të shumta dhe për bashkëpunime të shumta si më artist nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Fakti që konkurrenca është shumë e vogël në rep dhe Hip-Hop muzikë në Shqipëri se sa në Kosovë, ka bërë që Noizy të dominoj atje për një kohë të gjatë, ani pse muzika e tij nuk është rep e as Hip-Hop i pastër.

Kohët e fundit këngët  e Noizyt nuk po shënojnë sukses si dikur edhe pse reperi është shumë aktiv me projekte, e kjo ndoshta për faktin se në Shqipëri vëmendje të madh po marrin kohet e fundit dy rep artist të rinj, të cilët së fundmi kanë sjellë dhe dy projekte së bashku që po pëlqehen si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke i lënë në hije projektet e Noizyt.

Fjala është për FINEM, i cili u bë shumë i famshëm me hitin “BENZI”, ne bashkëpunim me SOLO.  Kjo këngë u pëlqye mjaft shumë dhe ju dha artistëve të rinj një famë të konsiderueshme.

FINEM më pas realizoj një tjetër projekt  që po e përsëritë suksesin e “BENZIT”, kënga titullohet “K.P.T”, për të vazhduar me projektin më të fundit që vjen prapë në bashkëpunim me SOLO,  kënga  e tyre e re titullohet ” JENI T’LODHT”, kënga ka një javë që është realizuar dhe po pëlqehet mjaft shumë.

Edhe pse shumë i ri në karrierë FINEM duket se do ta nderoj lojën e rep muzikës në Shqipëri.