Capital T viziton shkollën e tij fillore: Shumë kujtime të mira, shumë emocione

Capital T viziton shkollën e tij fillore: Shumë kujtime të mira, shumë emocione

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në tregun tonë muzikor.

I njëjti deri më tani lansoi projekte të shumta, teksa me datën 19 shtator do të mbajë edhe një koncert në Tiranë.

Dje (e hënë), me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, 28-vjeçari i ka bërë një vizitë shkollës fillore të tij dhe më pas ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Sot është një ditë e veçantë për mua pas shumë vitesh u ktheva në lagjen ku jam rritë aty ku edhe e kam përfunduar shkollën fillore, shumë kujtime të mira shume emocione por edhe krenari, pata rastin të takoj disa fëmijë të jashtëzakonshëm shumë më të mirë se gjenerata jonë, shkolla me një super organizim, jam shumë i lumtur që ëndrra që ka nisur në këtë shkollë të bëhet realitet, që një ditë të bukur si kjo do të kthehet e të jap një kontribut këtu, e falenderoj zotin që më ka dhënë mundësinë dhe uroj që nga kjo shkollë të dalin personalitete e njerëz të mëdhenj e shumë të suksesshëm”, ka shkruar mes të tjerash reperi shqiptar nw postimin e publikuar në rrjetin social, Instagram.

Përndryshe, Capital T tash e një kohë ka filluar përgatitjet për koncertin recital që do mbajë në Tiranë, i cili njëherësh është i pari në karrierën e tij.