FIBA e lejon Bashkimin të bëjë gara në Superligën e Kosovë

FIBA e lejon Bashkimin të bëjë gara në Superligën e Kosovë

Klubi i basketbolli Bashkimi ka bërë të ditur se i janë hequr të gjitha pengesat nga FIBA për regjistrim të lojtarëve dhe pjesëmarrje në edicionin e ri të Superligës.

“Arpagjik’t” kanë arritur marrëveshje me ish-basketbollistët e saj, Ljubo Samadan dhe Alex Gruev, ku tashmë u janë shlyer një pjesë e detyrimeve.

“Në adresë të palëve të dëmtuara fillimisht janë paguar 17 mijë euro, me kusht që brenda dhjetë muajve në vijim klubi do të paguaj edhe shifrën e mbetur prej 43 mijë euro që në total bëjnë 60 mijë euro”, ka njoftuar klubi prizrenas.

Kujtojmë se Samadan ka qenë pjesë e portokallezinjve nga shtatori i vitit 2017. Në po të njëjtin stinor, kishte ardhur edhe bullgari Gruev.

Bashkimi në stinorin e kaluar arriti në gjysmëfinale të “play-off” ndërsa kishte qenë pjesë edhe e Final 8 të Kupës si dhe e BIBL-it.

Ndryshe, ekipi ka emëruar trajner të skuadrës Illmen Bajrën, që është selektor i grupmoshave të femrave të Kosovës.