LeBron James shijon pushimet me bashkëshorten në Itali

LeBron James shijon pushimet me bashkëshorten në Itali

Ylli i ‘Los Angeles Lakers’, LeBron James dhe bashkëshortja e tij, Savannah James, duken më të lumtur si asnjëherë më parë.

Çifti së fundmi u panë duke ecur dorë për dore me njëri-tjetrin, gjersa janë në pushime së bashku me familjen në Portofino, Itali.

Përveç familjes, të njëjtit po ashtu ishin të shoqëruar edhe nga disa miq të tjerë të basketbollit, përfshirë edhe lojtarin Chris Paul.

LeBron u shfaq atraktiv me bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza me një palë atlete ‘Nike’ shumëngjyrëshe, por që e gjithë vëmendja ishte te partnerja e tij, që kishte veshur pantallona më të gjerë rozë e me këmishë të bardhë.

James gjithashtu është i martuar me Savannah për më shumë se një dekadë dhe tashmë janë prindër të tre fëmijëve.

Theksojmë që LeBron konsiderohet të jetë një prej yjeve të basketbollit, i cili deri më tani ka arritur suksese të mëdha në karrierën e tij.