• E mërkurë / Jul-15 07:48
  • Kontakt

Kim Kardashian vuan nga sëmundja ‘Lupus’

Kim Kardashian vuan nga sëmundja ‘Lupus’

Agjencia e Lajmeve e Nigerisë (NAN) raporton që ‘Lupus’ është një sëmundje sistemike autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i dikujt sulmon indet dhe organet e tij, duke shkaktuar inflamacion dhe ndikon në sisteme të ndryshme të trupit.

Dhe kjo lloj sëmundje e rrallë është shfaqur edhe te Kim Kardashian, ndërsa u zbulua gjatë premierës së sezonit të 17-të të “Keeping Up with the Kardashians”, të dielën mbrëma.

Sipas NAN, Kim 38-vjeçare, tregoi se ajo kishte disa simptoma shqetësuese. “Jam ndjerë kaq e lodhur dhe duart e mia janë vërtetë të fryra. Ndjehem sikur po ndahem, duart e mia janë të mpira”, ka thënë Kardashian.

Kim spekuloi se bazuar në simptomat ajo besonte se mund të ketë artrit reumatoid, por vendosi të kërkojë një mendim profesional. “Është kaq e frikshme”, tha ajo. “Kështu që duhet të shkoj te mjeku dhe të shoh se çfarë po ndodh sepse nuk mund të jetoj kështu”.

Mjeku i saj thirri me lajmin se testet e saj të gjakut zbuluan antitrupa të shoqëruar me lupus dhe artrit reumatoid që e lanë Kardashian West në lot dhe ‘duke u frikësuar’.

Kujtojmë që ylli botëror shpesh ka ndarë ‘luftërat shëndetësore’ me fansat e saj, përfshirë problemet me psoriasis dhe shtatzënitë e vështira.