Edhe një tjetër këngë po vjen nga Loredana

Edhe një tjetër këngë po vjen nga Loredana

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ditë më parë zbuloi titujt e këngëve të albumit të ri.

Teksa disa nga projektet e albumit tashmë janë publikuar me klip, artistja nga Ferizaji tregon se për të tjerat është duke punuar dhe do i sjellë në ditët në vazhdim.

Kështu, biondja përmes një postimi të publikuar në Instagram, zbuloi datën e publikimit të këngës së re që është 13 shtatori.Artistja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ditë më parë po ashtu publikoi edhe bashkëpunimin me Meron, “Kein Plan”, i cili u mirëprit nga fansat e dyshes.

Krahas projekteve, 24-vjeçarja kohëve të fundit u komentua tejet shumë për raportet me bashkëshortin e saj, Mozzik, pasi thuhet se çifti nuk janë parë prej kohësh së bashku.

Megjithatë, ata vazhdojnë të jenë të pranishëm në turneun e tyre të përbashkët jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.