Tayna vë në pah hiret e saj në pozën me bikini: Gjeni palmën në fotografi

Tayna vë në pah hiret e saj në pozën me bikini: Gjeni palmën në fotografi

Publikimi i fotografive, në të cilat yjet e skenës sonë kanë pozuar me bikini, ka qenë një prej trendeve që ka vazhduar edhe gjatë kësaj vere, ndërsa këtu nuk ka bërë përjashtim as Tayna.

Autorja e shumë hiteve ka qenë aktive në profilin e saj në Instagram, ku ka kaluar shifrën prej një milion ndjekësish.

Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynas) me raste ka sjellë fotografi, përmes të cilave e ka ngacmuar imagjinatën e gjinisë së fortë.

Dhe derisa po i shijon pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reperja e ka publikuar një fotografi me bikini me një përshkrim interesant.

“Gjeni palmën në fotografi”, ka shkruar Tayna pranë imazhit të realizuar në një prej lokacioneve luksoze në Las Vegas.