Dzeko i mahnitur nga debutimi i Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan ka regjistruar një debutim të jashtëzakonshëm me skuadrën e Romës.

Mkhitaryan e ka nisur me gol aventurën e tij tek Roma, me një fitore 4:2 kundër skuadrës së Sassuolo.

Nën urdhrat e Paulo Fonesca, mesfushori armen ka treguar një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke mos ngjasuar fare me ato të Premierligës.

Pas kësaj ndeshje, komente pozitive për lojtarin ka pasur edhe nga shoku i skuadrës, Edin Dzeko, i cili shprehte dëshirën që armeni të mos kthehet në Premierligë.

“E prisja këtë nga ai. E njoh atë si lojtar të shkëlqyer dhe ai është prurje e mirë për skuadrën tonë” ka thënë Dzeko.

“Jam 100% i sigurt që ai do të jetë ndihmë e madhe për ne. Isha shumë i lumtur për këtë transferim” shtoi tutje boshnjaku.

“Shpresoj se ai do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë” ishin fjalët e Dzeko, për Mkhitaryan.

Roma aktualisht pozicionohet në pozitën e tetë në tabelë, me katër pikë më pak se liderët e Inter.