Fatlume Popovci sjell një version akustik të hitit “Malena”

Fatlume Popovci sjell një version akustik të hitit “Malena”

Në qershor të këtij viti, Majk dhe Getoar Selimi e publikuan këngën “Malena” që u shndërrua në një prej hiteve të këtij viti.

Videoklipi i kësaj kënge që u publikua në YouTube më 15 qershor, numëron afro 14 milionë shikime në shërbimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Në ndërkohë, këngëtarët që e kanë pëlqyer këtë projekt, kanë sjelle versione nga më të ndryshmet duke interpretuar këtë këngë.

Një version më i ri është ai i Fatlume Popovcit, e cila ka zgjedhur ta këndojë drejtpërdrejtë e përcjellë nga kitara akustike.

Në një xhirim rasti në Tetovë, nën ritmet e kitarës së Jehona Shaqirit, ajo e ka interpretuar refrenin e këngës dhe videon e ka shpërndarë në rrjetet sociale.