Estrada të ‘larë’ në luks! Me orë dore 800 mijë euro deri te rripi me vlerë 400 (Foto)

Ata janë ndër personat më të komentuar në media.

Këngëtarët e njohur të estradës shqiptare, aktorët, futbollistët, prezantuesit e rrethi i tyre i ngushtë janë personat më me bujë në tregun e ngarkuar të ekranit.

Puna e tyre prej të cilës përfitojnë shuma të majme parash ka bërë që ata të jetojnë një jetë super luksoze.

Në fakt disa prej tyre po ‘lahen’ në luks dhe këtë e tregojnë vetë nëpërmjet reklamimit të blerjeve të reja nëpër rrjete sociale dhe e bëjnë pa asnjë problem e me shumë qejf.

Duke u bazuar në këtë pavarësisht se jeta private e fytyrave të njohura publike është në focus të veçantë, vëmendjen mediatike dhe atë të publikut e marrin edhe shpenzimet tejet të mëdha që ata bëjnë për garderobë duke u nisur nga orët e dorës e deri tek rripi.

Është një faqe e hapur në rrjete sociale me emrin ‘What They Wearin’  ajo e cila në detaje po publikon çmimet marramendëse të blerjeve të tyre dhe ky realitet i ka shokuar fansat (ndjekësit) e shumtë që kanë.

Blerim Destani, Ledri Vula, Bebe Rexha, Majk, Nora Istrefi, Adelina Tahiri, Getoar Selimi, Alketa Vejsiu, Ariana Fejzullahu (gruaja e këngëtarit Ermal Fejzullahu) janë vetëm disa nga emrat që janë vënë në fokus.

Blerim Destani

Aktori i njohur shqiptar dhe shumë i suksesshëm në vend dhe botë, Blerim Destani ka blerë orë të markës ‘Richard Mille’ në vlerë prej 800.000 euro, gjithashtu edhe një ‘Royal’ e cila kap çmimin e 43.875 e.

Adelina Tahiri

Këngëtarja Adelina Tahiri njihet për jetën e saj super luksoze dhe hargjimet e shumta që bën. E gjithashtu edhe burri i saj biznesmen po i pështatet dëshirës së saj ku edhe i ka propozuar martesë me një unazë e cila kushton 5.360 euro.

Ajo ka blerë edhe një palë veshje skijimi të cilat kapin shumën hiq më pak se 2.010 euro e edhe orën ‘Hublot’ 13.150 e.

Noizy

Reperi nga Shqipëria Noizy, i cili gjithashtu njihet për një jetë super të shtrenjtë dhe që shpenzon për vetura super luksoze nuk e len keq të ndajë shuma të majme edhe për veshje.

Një orë e tij e markës ‘Rolex’ kushton 31.850 euro dhe tjetra ‘Royal’ që kap çmimin 113.475 euro.

Morena Taraku

Modelja e njohur Morena Taraku shpenzon shumë duke filluar nga këmbët e deri tek koka. Një çantë e markës ‘Gucci’ që ajo e bartë ka çmimin 980 euro ndërsa rripi ‘LousVuitton 410 euro.

Morena shihet se është e dhënë shumë pas çantave prandaj një të markës’ Givechy’ e ka paguar 2.000 euro.

Marina Vjollca

Gruaja e Getoar Selimit, prezantuesja Marina Vjollca ka shpenzuar gjithmonë shumë e duke qenë se tani ajo dhe Geti janë 2 në 1 dhe të ardhurat sigurisht se i kanë të përbashkëta luksi sa vjen e shtohet.

Njëri nga fustanet me të cilin ajo u paraqit në një nga emisionet që udhëhiqte është 1.111 euro.

Një tjetër veshje e saj, elegante 2.290 euro e çizmet 1.350 euro.

Getoar Selimi

Lideri i grupit BabaStars jo rrallë herë ka qenë temë diskutimi sa i përket pamjes së tij të jashtme dhe shpenzimeve që bën për t’u veshur sa më me firmë.

Syzet e tij ‘Eagle’ kanë çmimin 1.350 euro e një maicë krejt e thjeshtë që Geti e bartë është 179 euro.

Majk

Reperi Majk bartë patike ‘Studded High-Top’ të cilat kushtojnë 745 euro. Ai vesh maicë 675 euroshe e syze ‘Verssace’ 245 e.

Ledri Vula

Ashtu si Blerim Destani, Noizy, e të tjerët edhe Ledri Vula shpenzon në orë.Njëra prej tyre e markës ‘Rolex’  kap çmimin 17.150 euro.Për patikat ‘Sneakears’ Ledri ka paguar 795 euro.

Nora Istrefi

Këngëtarja Nora Istrefi për të dalë sa më mirë para publikut nuk e ka aspak problem për shumën që nxjerrë nga xhepi për t’i paguar garderobën. Ajo madje një palë çizme elegante dhe aspak të përditshme i ka paguar 2.860 euro. Ndërsa është zbuluar edhe çmimi i zinxhirit që Nora e ka bartur në natën e saj më të rëndësishme, atë të martesës e që kushton 1.295euro.

Bebe Rexha

Këngëtarja Bebe Rexha për një duks ka dhënë 1.800 euro e pantallonat e saj kristal kushtojnë 2.700 euro.

Ariana Fejzullahu (bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu)

Familja Fejzullahu janë njohur gjithmonë për jetën e tyre luksoze e sigurisht se edhe nusja e tyre Ariana shpenzon shumë për t’u veshur bukur.

Çanta ‘Gucci’ që ajo e bartë është 1.750 euro dhe patikat 395.

Gold AG

 Reperi Gold AG bartë një gjaketë ‘John Ricmond’ e cila kap çmimin 4.000 eurove.

Capital T

Reperi Capital T njihet për stilin e veçantë të veshjes andaj shpesh e shohim me çantë. Njërën prej të cilave ka paguar 980 euro për ta marrë. E për ta blerë një maicë Kapo dha 495 euro.

Kida

Këngëtarja Kida ani pse e re në moshë hyri fuqishëm në botën e muzikës dhe arriti që të përfitoj shuma të mëdha parash nga profesioni të cilin më shumë e ka hobi dhe i shkon jashtëzakonisht.

Duke qenë se është fytyrë ekrani edhe ajo shpenzon shumë për garderobë, e një palë patike i ka marrë me 1.630 e për një palë çizme 379.

Leonora Jakupi

Përveç zërin Leonora Jakupin e bën të veçantë pamja e saj e jashtme. E për t’u dukur In dhe bukur edhe ajo shpenzon mjaft shumë.

Për një çantë Leonora ka dhënë 1.200 euro.

Granit Xhaka

Jeta luksoze nuk ka se si të mungoj edhe te Granit Xhaka, futbollisti i cili luan për ekipin e Arsenalit. Graniti një palë xhinse i ka paguar 550 euro ndërsa patikat 965.