• E mërkurë / Apr-17 01:26
  • Kontakt

Tri këshillat e Greta Koçit për një karrierë të suksesshme muzikore

Tri këshillat e Greta Koçit për një karrierë të suksesshme muzikore

Këngëtarja Greta Koçi tash e disa vite është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe në reportoarin e saj numëron projekte të shumta dhe mjaft të pëlqyera.

E njëjta së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave që përmes opsionit pyetje-përgjigje të mësojnë më shumë rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale.

Kështu, 27-vjeçarja iu është përgjigjur fanses rreth pyetjes për tri këshillat për të pasur një karrierë të rëndësishme në muzikë. “Të kesh personalitet dhe karakter, të jesh njeri i mirëz dhe pozitiv, të punosh me disiplinë dhe shumë përulësi”, është përgjigja e saj.

Artistja Koçi po ashtu shpesh pyetet nga fansat për jetën private, duke i thënë se kur do të martohet dhe një përgjigje interesante nga ajo nuk ka munguar.

“Të jesh i sigurt se më të duhurin, në përputhshmëri të plotë me mua. Lidhja e jetës nuk është vendim që merret me ngut. Suksesi i një martese nuk është fakti që ndodh, por jetëgjatësia e saj. Duke qenë e tillë, është shumë e rëndësishme dhe e shenjtë”, ka thënë mes të tjerash zeshkania.

Greta momentalisht më shumë është e fokusuar në karrierë, derisa edhe këtë vit solli projekte dhe bashkëpunime të shumta. E fundit këngë e lansuar nga ajo mbetet “Jeta Ime”, në duet me Danin dhe në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 1.4 milion klikimeve.