Barcelona mund të detyrohet ta mbyll Camp Noun shkaku i transferimit të Griezmannit

Barcelona mund të detyrohet ta mbyll Camp Noun si ndëshkim për arritjen e marrëveshjes me Antoine Griezmannin parakohe.

Sipas asaj që raporton El Mundo, Blaugranasti paguajtën 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit francez në këtë verë nga Atletico Madridi, mirëpo këta të fundit nuk ishin në dijeni që bisedimet ishin zhvilluar më parë.

Katalunasit kishin pritur deri më 1 qershor, atëherë kur klauzola e Griezmannit do të binte në 120 milionë , pasi më parë kërkoni 200 milionë për shërbimet e tij.

Atletico bëri të ditur se do t’i ndiqnin të gjitha rrugët ligjore për ta ndëshkuar Barcelonën shkaku i bisedimeve të fshehura me francezin.Juantxo Landaberea është duke u marrë me çështjen dhe nëse kampioni i La Liga-së shpallet fajtor, atëherë mund t’u mbyllet stadiumi për shkak të thyerjes së rregullave.

Atletico thuhet se më nuk do të mund ta rikthejë rastin, pasi tashmë kanë pranuar të hollat dhe lënda nga 126 faqesh mund të shuhet.