Janë 22 shtete që klubet e tyre nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Sot starton gara më e fortë në rruzull, Liga e Kampionëve, ku marrin pjesë 32 klube të ndarë në tetë grupe.

Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia i kanë nga katër ekipe secila, duke përbërë gjysmën e klubeve pjesëmarrëse, gjithsej 16.

Zakonisht edhe fituesi vjen prej këtyre vendeve, sic ka ndodhur në 15 vitet e fundit.

I fundit që nuk vjen nga katër kampionatet e mëdha është Porto, kur e fitoi në vitin 2003/2004.


Ndërsa janë plot 22 shtete nga Evropa që asnjëherë nuk kanë arritur të dërgojnë së paku një klub në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke e dëshmuar edhe njëherë, diferencën e madhe mes pjesëmarrësve.

Në këtë listë edhe Shqipëria dhe Kosova.

 22 vendet janë: Shqipëria, Andorra, Armenia, Bosnja & Hercegovina, Estonia, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Gjibraltari, Islanda, Kosova, Latvia, Lihtenshtein, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut,  Republika e Irlandës, San Marino, Uells.

Shumica këtyre shteteve, kanë futboll më të dobët, duke e përjashtuar Uellsin, pasi klubet më të forta bëjnë pjesën në Ligën Premier, Cardiff City dhe Sëansea.