Jessica Kahawaty, tifozja e Interit që mori vëmendjen e të gjithëve në Meazza

Jessica Kahawaty, tifozja e Interit që mori vëmendjen e të gjithëve në Meazza

Tifozët e Interit njihen për entuziazmin e tyre të madh, por këtë sezon kanë një arsye më shumë për të ndjekur ekipin e tyre.

Kjo pasi fytyra e skuadrës është modelja.

Jessica Kahawaty, e cila fillimisht u shfaq në prezantimin e fanellave të reja, dhe së fundi herë në stadiumin Giuseppe Meazza në ndeshjen Inter-Sparta Praga, e para për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Me këtë rast të gjithë filluan të pyesin kush është vajza që klubi italian prapë i dha hapësirë mediatike.

Jessica, është modele nga Australia, por edhe fytyra e shumë brendeve të njohura në vendin e saj.

Dhe normalisht ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë shtuar, shumica nga ata tifozë të Interit