Kjo do të jetë fanella e Barcelonës për edicionin 2020/21 – kthim 100 vite prapa

Kjo do të jetë fanella e Barcelonës për edicionin 2020/21 – kthim 100 vite prapa

Skuadra e Barcelonës ka publikuar pamjet e para të dizajnit për fanellën e ardhshme të skuadrës.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ ka zbuluar dizajnin e fanellave vendase  të Barcës, për edicionin 2020/21, të cilat janë pëlqyer mjaft shumë nga audienca në rrjetet sociale.

Presidenti Josep Bartomeu dhe disa nga stafi ekzekutiv i Barcelonës thuhet të kenë aprovuar këtë dizajn disa muaj më parë.

Dizajni është inspiruar nga fanellat që Barcelona kishte bartur 100 vite më par, kohë kur njihet ‘Epoka e artë’ e parë e skuadrës.

Më poshtë mund ta shihni fotografinë me dizajnin e fanellës së Barcelonës për edicionin e ardhshëm. Shihet se ngjyra e verdhë ka marrë më shumë theks.