Kasami në formacionin e javës në Zvicër

Pajtim Kasami ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit zviceran.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola të tjerë në fitoren e Sionit 1-3 në udhëtim te Xamax.

Kasami shënoi në minutat 57-të pas asistimit të Lenjanit dhe në të 70-tën për rezultatin përfundimtar.

27-vjeçari po kalon nëpër një formë fantastike, pasi me këta dy gola e ka quar në katër numrin e golave në kampionat.


E falë këtyre dy golave dhe ndeshjes së mirë, Kasami ka zënë vend në formacionin e javës në Zvicër.

Sion është duke kaluar nëpër një moment shumë të mirë, pasi pas shtatë jave ndanë pozitën e parë në tabelë me Baselin me nga 16 pikë.

Formacioni i javës në Zvicër nga Blick:

Fickentscher, Ndoye, Alderete, Comert, Bua, Nsame, Sierro, Tosin, Ruiz, Junior, Kasami.