Messi e thotë përsëri: Ëndërroj të pensionohem te kjo skuadër

Messi e thotë përsëri: Ëndërroj të pensionohem te kjo skuadër

Lionel Messi, me t’u zbuluar se ka një klauzolë largimi falas nga Barcelona në fund të sezonit, ka përsëritur edhe një herë dëshirën për të mbyllur karrierën në Newell’s Old Boys.

Lojtari më i miri i vitit nga FIFA, hapat e parë në futboll i kishte marrë te kjo skuadër argjentinase, para se të zbulohej si talent nga Barcelona, për të vazhduar karrierën e futbollit në akademinë ‘La Massia’.

Argjentinasi, që konsiderohet si ndër më të mirët në histori të futbollit, nuk ka ofruar asnjë indikacion për largim nga Barcelona, por shton se shpreson që një ditë të shkel përsëri te stadiumin e Newell’s Old Boys.

I pyetur nga FIFA nëse rikthimi te skuadra e fëmijërisë është ende një ëndërr, Messi u përgjigj: “Po. Kjo është ajo që kam thënë gjithmonë, apo jo?”.

“Është një ëndërr e imja e fëmijërisë që të luaj në fanellën e Newell’s. Nuk e di nëse kjo do të ndodh.  Kjo nuk varet vetëm nga unë, sepse unë kam tre fëmijë”.