Arbnora Ademaj mori vëmendje me paraqitjen atraktive në takimin e “Çënarit” me Ministrin Gashi

Arbnora Ademaj mori vëmendje me paraqitjen atraktive në takimin e “Çënarit” me Ministrin Gashi

Gjatë ditës së mërkurë, çifti i njohur Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi, janë mirëpritur në Prishtinë nga Ministri i Kulturës ende në detyrë, Kujtim Gashi.

Në zyrën e tij, shoqëruar nga stafi i kabinetit dhe delegacioni turk, Tolagahan u shpall ambasador nderi i ministrisë, që do të ndërmjetësojë bashkëpunimin kinematografik mes Kosovës dhe Turqisë.

Pjesë e delegacionit turk, duket të jetë edhe modelja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, e cila muajve të fundit ka nisur karrierë si aktore në Turqi.

Ajo u pa të mërkurën prezente në takimin që u zhvillua mes dy palëve, ndërsa dukej tejet tërheqëse e veshur me një kostum elegant.

Në disa fotografi të realizuara nga Telegrafi, bukuroshja Ademaj shihet teksa qëndronte e fokusuar në bisedën që zhvillohej mes ministrit dhe çiftit Sayisman.

E veshur me një kostum portokalli dhe pallto të bardhë, Arbnora tërhoqi vëmendjen e gjithë të pranishmëve.