Loredanës i publikojnë foton para famës, kështu dukej në flokë të zinj

Loredana kështu dukej para se të fillonte karrierën si repere.

Suksesi i saj është i padiskutueshëm dhe ajo veçohet për pamjen dhe stilin e veçantë.

Por, Loredana nuk ka qenë gjithmonë si duket sot.

Në një nga faqet në internet, është publikuar një fotografi që bën krahasimin e artistes para famës dhe pasi është bërë gati për të dalë në publik.

Ajo shihet në flokë të zinj dhe me një grim krejtësisht ndryshe nga i cili jemi mësuar ta shohim.


Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it.

Përveç për muzikën që bën, Loredana komentohet shumë edhe për paraqitjen e saj si në koncerte ashtu edhe në videoklipe.