Justin Bieber dhe Hailey Baldwin po bëjnë dasmë të madhe të hënën, por ata tashmë kanë bezdisur të ftuarit duke ua ndaluar një pjesë të hotelit, shkruan TheSun.
Justin, 25 vjeç dhe Hailey, 22 vjeç, u martuan ligjërisht në një gjykatë në Nju Jork vitin e kaluar, por po bëjnë dasmë pas dy ditësh në hotelin Montage Palmetto Bluff të Karolinës së Jugut.
Sipas TMZ, pushuesit në hotelin ku martohen çifti, që nuk janë të ftuar në dasmë, e kanë të ndaluar përdorimin e pishinës, banjës dhe një nga restorantet e hotelit atë natë.
Mysafirët thuhet se kanë marrë një email të minutës së fundit të mërkurën në mbrëmje duke i njoftuar ata për këto gjëra.
“Disa nga të ftuarit janë të zemëruar që po marrin një njoftim kaq të vonë”, thuhet në raport.
“Sipas emailit, të ftuarve u ndalohet të përdorin një banjë, një pishinë dhe një restorant të zbukuruar për 48 orë ndërsa Biebers gëzojnë qasje të pakufizuar gjatë dasmës.
“Kufizimet e mëdha ekzistojnë nga mesdita e të dielës deri në mesditën e së martës.”
Thuhet se hoteli u ofron miqve të pakënaqur rimbursime të plota, përmirësime në dhomë ose mundësinë e ri-rezervimit në një kohë tjetër.
Ata gjithashtu dyshohet se kanë ofruar një shujtë falas në një nga restorantet tjera të këtij resorti.
Në fillim të kësaj jave, modelja Hailey shijoi natën e beqarisë në Hollywood West, ku morën pjesë miqtë e saj, duke përfshirë kolegen e saj Kendall Jenner.