Kylie Jenner është një prej femrave më të ndjekura në rrjetet sociale, si dhe prej personaliteteve më me ndikim në botën e kozmetikës.
Bukuroshja e klanit Kardashian/Jenner këtë vit është shpallur si miliarderja më e re, ndërsa krahas suksesit në biznes, ajo njihet edhe për dukjen e saj tejet seksi.
Së fundi Kylie ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga paraqitja e saj në këtë dasmën e Justin dhe Hailey ku po shkëlqen e veshur me fustan ngjyrë ari.
Modelja në fokus kishte vënë këmbët seksi dhe gjoksin bombastik.
Justin dhe Hailey dje kanë pasur ceremoninë e martesës, ku festuan në mesin e 150 familjarëve dhe miqve më të ngushtë.