• E mërkurë / Oct-23 02:34
  • Kontakt

Stine dhe Lil Beba sjellin këngën e re “Me Amas”

Stine dhe Lil Beba sjellin këngën e re “Me Amas”

Reperi shqiptar, Stine, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Me amas” mban titullin kjo këngë, derisa vjen në bashkëpunim me artisten Lil Beba dhe ky projekt i tyre është i kompletuar edhe vizualisht.

Tekstin e kanë shkruar vet këngëtarët, kurse për ‘beatin’ është përkujdesur Stine.

Kjo këngë pason pas “Seriozisht”, të cilën dyshja e sollën para pak muajve me videoklip.

Projektin tashmë mund ta gjeni në kanalin YouTube, e që pritet të ketë suksesin e merituar nga publiku.