• E mërkurë / Oct-23 01:32
  • Kontakt

Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon miku i tij

Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon miku i tij

Këngëtari i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas lajmit për vdekjen e tij ka reaguar kolegu dhe muzikanti i njohur, Kristian Xhaferaj.

Xhaferaj me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, ka bërë të ditur se Ahmeti ka kaluar një problem të rëndë shëndetësor, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

“Përshëndetje të gjithë shokëve dhe kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti. Është e pamundur t’i përgjigjem çdo njërit prej jush, kam mbi 700 telefonata. Vërtet (Ahmeti) ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por është gjallë. I lutem të gjithë atyre shokve që postojnë (fake info) gjëra jo të vërteta, t’i fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”, ka shkruar Xhaferaj.

Muharremi përndryshe është një nga artistët më të kërkuar të muzikës tallava, i cili është i pranishëm në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme muzikore.


Kënga e fundit e publikuar nga ai mban titullin “Hajde” në bashkëpunim me Encën, ndërsa njihet për hitin “Lena Magdalena”, i cili ka kaluar shifrën e 5.6 milionë klikimeve në platformën YouTube.