Legjenda e muzikës rok, Rod Stewart, e ka befasuar një çift britanik që po martohej në Caesar Palace të Las Vegasit.
Rokeri u shfaq pa paralajmëruar në ceremoninë martesore të Andrew Aitchison dhe Sharon Cook duke qenë dhurata më e bukur për dasmë.
Andrew dhe Sharon nga Liverpuli për pak sa nuk e anuluan dasmën e tyre, pasi operatori i udhëtimeve, Thomas Cook, kishte falimentuar.
Nga Caesar Palace kishin dëgjuar për këtë dilemë dhe iu ofruan ndihmë në mënyrë që ceremonia martesore të zhvillohej.
Për më shumë, u kishin përgatitur edhe një befasi të madhe – Rod Stewart u shfaq befas dhe këndoi për çiftin.