Georgina fotografohet me veshje të thjeshtë në shoqëri të Ronaldos

Georgina fotografohet me veshje të thjeshtë në shoqëri të Ronaldos

Georgina Rodriguez është kujdesur që të shfaqej atraktive në fotografitë që i publikonte në rrjetet sociale, si dhe gjatë daljeve publike.

Porse, gjatë kësaj fundjave, ajo kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë sportive për të dalë me të dashurin e saj, Cristiano Ronaldo.

Çifti është fotografuar në Torino (një ditë para ndeshjes ndërmjet Interit dhe Juventusit), ndërsa bukuroshja 25-vjeçare kishte veshur tuta të kuqe.

Ylli i Juventusit kishte veshur pantallona të shkurtra dhe ka shëtitur me partneren e tij duke marrë ca rreze.

Edhe me këtë veshje sportive, Georgina është pëlqyer nga fansat e saj të shumtë, të cilët janë në rritje të vazhdueshme që nga lidhja me superyllin portugez.