Prezantohet gjenerata e pestë e “Renault Clio”- Auto Mita sjellë në Kosovë veturën që percjellë fjalën e fundit të teknologjisë

Prezantohet gjenerata e pestë e “Renault Clio”- Auto Mita sjellë në Kosovë veturën që percjellë fjalën e fundit të teknologjisë

Në prani të qindra mysafirëve salloni “Auto Mita”, ka prezantuar gjeneratën e pestë te Renault Clio.

Gjenerata e re e Renault Clio, është një kombinim në mes të teknologjisë së avancuar, komoditetit të brendshëm dhe një aerodinamike të një niveli shumë të lartë.

Bukuroshja franceze ka një nivel të sigurisë të vlerësuar me pesë yje, në të cilën përveç karburanteve, ekziston edhe lloji hibrid.

Renault Clio i ri po pushton tregun botërorë për shkak se është një veturë që vazhdimisht ndjek trendet e fundit në këtë industri dhe për më tepër del të jetë shumë e përshtatshme edhe për xhepin e konsumatorit.

Me një instrument tabelë krejtësisht digjitale, me monitorin në krah të timonit, ulëse komode, drita 100 për qind led, kamerë 360 shkallë dhe dhe mundësinë për vetparking, gjenerata e pestë e Renault Clio po e bën diferencën me konkurrencën.

Këtë veturë praktike dhe të përshtatshme, si për meshkuj ashtu edhe për femra, mund ta gjeni në sallonin e veturave “Auto Mita” në Prishtinë.