• E mërkurë / Oct-23 02:20
  • Kontakt

Rozana Radi uron Kosovën për zgjedhje të suksesshme parlamentare

Rozana Radi uron Kosovën për zgjedhje të suksesshme parlamentare

Ditën e diel në Kosovë janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, gjersa u mbajtën pa asnjë incident që do të ndikonte në procesin e zgjedhjeve.

Ndërkohë, siç është raportuar deri më tani zgjedhjet u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Me këtë rast, shumë nga të famshmit, politikanë e VIP uruan Kosovën për qytetarinë e treguar në këto zgjedhje. Në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila një një pjesë të shkëputur nga emisioni i saj “Boom”, uroi Kosovën me këngën e Sabri Fejzullahut “Atje është Kosova”.

“Urime Kosovë! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit të Kosovës për gjithë qytetarinë e treguar në këto zgjedhje”, ka shkruar ajo në videon e postuar në llogarinë e saj personale, Instagram.

Përveç Rozanës, një urim të sinqertë për vendin tonë e ka bërë edhe këngëtari Alban Skënderaj duke e uruar Albin Kurtin dhe thotë se, “Kosova duhet të jetë shpresë për Shqipërinë në shumë aspekte”.

Përndryshe, Rozana dhe Albani shquhen për zërat e tyre të veçantë dhe tashmë kanë fituar zemrat dhe pëlqehen mjaft shumë nga publiku.